Ekspertët e ekonomisë kanë vlerësuar se nga masat e Bashkimit Evropian, dëmet e Kosovës janë qindra miliona euro. Ata kanë thënë se nëse këto masa nuk hiqen, dëmet do të jenë mbi 500 milion euro. Kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahin ka konstatuar se Kosova është në një gjendje që nuk ka qenë asnjëherë më parë sa i përket investimeve e projekteve. “Masat e ndërmarra nga institucionet ndërkombëtare kundër Kosovës kanë prekur pothuaj se ekonominë e përgjithshme politike në integrimin dhe Kosova po ngecë në këtë drejtim. Sipas parallogarive tona nëse këto masa do të vazhdojnë më tutje dëmet do të jenë mbi 500 milionë euro”, ka theksuar kryetarit të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahin. Ai ka shtuar më tutje se pushteti është duke i minimizuar efektet e këtyre masave që janë duke e dëmtuar shumë Kosovën, në aspekte të shumta.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …