Kryetari i Sindikatës së Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari ka paralajmëruar se nesër do të mbahet një takim i strukturave drejtuese të kësaj sindikate për të biseduar për gjendjen e rënduar në arsim. Ai ka thënë se do të diskutohet dhe bisedohet se çfarë mendojnë punëtorët e arsimit rreth situatës së re të arsimit, do të nxjerrim përfundime dhe do të vendosim se çfarë do të bëhet tani e tutje në angazhime sindikale. “Grevë nuk do të ketë, sepse në komunikimin që e kemi bërë me kryetarët për takimin e nesërm nuk është përmend se në ndonjë komunë është ngritur kjo çështje, por nesër do t’i marrim parasysh të gjitha opinionet. Viti i ri shkollor do të fillojë, por me shumë vështirësi ku do të kemi mungesë edhe të mjeteve shkollore”, theksoi në mes tjerash kryesindikalisti i arsimit, Rrahman Jasharaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …