Ndryshimi klimatik mund të thellojë akoma më shumë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve në botë

Shkencëtarët tërheqin vërejtjen se 20 për qind të popullsisë do të përballet me kërcënim për jetën

Shkencëtarët kanë tërhequr vërejtjen se 20 për qind të popullsisë së botës do të përballet me kërcënim për jetën që vije nga i nxehti ekstrem. Studiuesit evropian dhe kinezë kanë paralajmëruar gjithashtu se nxehtësia ekstreme do ta bëjë jetën të padurueshme në pjesën jugore të tokës. Sipas raportit “Kostoja Njerëzore e Ngrohjes Globale”, të publikuar në revistën “Nature Sustainability”, disa zona në Indi, Nigeri dhe Indonezi do të bëhen pothuajse të pabanueshme për shkak të nxehtësisë ekstreme. Shkencëtarja, Friederike Otto, ka konstatuar se me rritjen e nxehtësisë ekstreme, do të rritet edhe numri i njerëzve që do të jetojnë në kushte të rrezikshme dhe i atyre që do të vdesin nga nxehtësia ekstreme.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …