Duke komentuar vendimin për faljen e 100 euro të Tatimit në Pronë, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se nga ky vendim, komuna që drejton ai do të humb miliona euro. Ai ka shtuar më tutje se nëse Gjykata Kushtetuese nuk vendos për pezullimin e përkohshëm të këtij ligji, pas kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), në Gjakovë rrezikohen edhe disa projekte që janë duke u zhvilluar dhe ato që janë planifikuar të nisin. “Në Komunën e Gjakovës shembull ta marrim, prej 42 mijë pronave që paguajnë tatim të regjistruara, 32 mijë prona e kanë vlerën tatimore nën 100 euro. Do të thotë se paguajnë më pak se 100 euro. Diku vetëm dhjetë mijë prona paguajnë më shumë se 100 euro, sado që të jetë ajo vlerë. Çdo të thotë, në bazë të këtyre normave që kanë dalë, 32 mijë pronarë të pronave ju bie mos të paguajnë. Është gabim, është shumë gabim, për shkak se vendosja e kulturës së pagimit tatimit në pronë, fillimisht është jetike për ndërtimin e kulturës shtetërore në Kosovë” është cituar të ketë deklaruar kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …