Komuna e Prishtinës ka hapur fushatën vetëdijësuese kundër sëmundjes së kancerit të gjirit “Race for the Cure Prishtina 2023”. Me rastin e hapjes së saj, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama theksoi se tashmë ka aparatura adekuate për kontrolle të tilla. Ai ju bërë thirrje të gjitha grave të kryejnë kontrolle dhe të bëjnë mamografi, pasi tashmë janë aparaturat e nevojshme dhe se nuk kanë nevojë të presin për radhë. Edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku theksoi se po punohet vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për t’i ndihmuar gratë në parandalimin dhe kurimin e kësaj sëmundje. Udhëheqësja e organizatës joqeveritare “Renesansa”, Violeta Pirana tha se po të angazhohemi së bashku, mund të bëhen mrekullira në luftimin e kësaj sëmundje, derisa shtoi se me hapjen e kësaj fushate, po hapim dyert për ndërgjegjësimin dhe rritjen e fondeve kundër kësaj beteje të pazakontë.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …