Këshilltarja e Albin Kurtit nga Kosova Lindore, Ardita Sinani ka akuzuar Serbinë se nuk ka zbatuar qëllimet thelbësore të marrëveshjeve, siç janë integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë. Ajo ka shkruar se krahas obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe obligimeve të cilat imponohen nga marrëveshjet tanimë të njohura ndërkombëtare; Serbia ka marrë ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe obligime të posaçme me tri dokumente të veçanta, të cilat janë miratuar nga ana e qeverisë. 1 vjet më vonë, në të gjitha institucionet që nuk janë nën kompetenca të Komunave (që janë në kompetenca të Qeverisë Republikane ose Administratës së Rajonit), numri i shqiptarëve është simbolik, e ka madje institucione ku nuk ka fare shqiptarë. Jo vetëm që nuk janë punësuar shqiptarët lokalë, por janë sjellë edhe serbë të rajoneve të tjera nga Serbia”, ka shkruar, Ardita Sinani.
