Mbi 120 mijë euro është shuma e përgjithshme e shpenzimeve për gjashtë muajt e parë të këtij viti, nga kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij politik që përbëhet nga 17 zyrtarë të tij. Bazuar në të dhënat që ka siguruar “Telegrafi” përmes qasjes në dokumentet publike, kryeministri Kurti së bashku me kabinetin e tij për gjashtë muaj shpenzuan plot 124 mijë e 639 euro. Këto para u harxhuan për mëditje gjatë udhëtimeve zyrtare, pastaj për telefon, akomodim, karburante për vetura, si dhe për bileta të udhëtimit e dreka e darka. Kryeministri, Albin Kurti, është i vetmi prej tyre që nuk ka marr para për mëditje për udhëtime zyrtare, as për telefon.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …