Kryetari i Francës, Emanuel Macron, nuk përjashton fillimin e një lufte të madhe në Evropë

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron paralajmëron masa për Kosovën dhe Serbinë nëse gjatë dilogut nuk sillen me përgjegjësi

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, ka folur edhe për Kosovën e Serbinë gjatë fjalimit të tij para ambasadorëve francezë në botë. Ai ka kërkuar nga të dy palët angazhim për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri, kthimin e serbëve në institucione, derisa ka përmendur edhe Asociacionin. “Sa i përket dallimeve mes Kosovës dhe Serbisë dhe unë besoj që ky është një udhërrëyes i mirë, është përkrahur nga negociatorët evropianë dhe përfaqësuesit tanë, kështu që ne kërkojmë angazhim të plotë nga të dy palët, riangazhim për organizim të zgjedhjeve të reja lokale, riangazhimi i serbëve në institucionet e Kosovës, njohja e komunave në Veri në emër të autoriteteve të Kosovës. Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Macron.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …