Për shkak se Ministria e Arsimit në Serbi nuk ka dhënë leje për përdorimin e librave shqip, shkollat e mesme në në Preshvë e Bujanoc janë pa libra shqip. “Mësimdhënësit nuk guxojnë të përdorin librat në gjuhën shqipe pa lejen e Ministrisë”, ka thënë Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Nevzad Lutfiu. Ai tha se për ta është shqetësuese si Serbia nuk po e respekton afatin ligjor që ishte 60 dite për kthimin e përgjigjes e cila mund të jetë edhe negative. “Tash e dy muaj nuk kanë kthyer përgjigje. Ai tha se janë bërë dy muaj që shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas” nuk ka marrë përgjigje nga Ministria, për aplikimin që në kordinim me Këshillin Kombëtar Shqiptar kishin bërë për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha Shqipe” për vitin e parë, dytë, tretë e katërt dhe të Matematikës të vitit të dytë dhe tretë për Gjimnaz. “Shtëpia botuese e vetmja shqiptare në Serbi “Albas”, në koordinim me Këshillim ka aplikuar për lejen e përdorimit të teksteve “Gjuha shqipe për vitin e I,II,III dhe IV, dhe matematika viti II dhe III për Gjimnaz).Sipas ligjit për tekstet shkollore, Ministria e arsimit është dashur në afat prej 60 ditëve të kthejë përgjigje, por këtë ende nuk e ka bërë, saktësoi Nevzad Lutfiu.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …