Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, konsideron se deklarata e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron rikonfirmon qëndrimin e Bashkimit Evropian, duke shtuar se është koha që të merren masa konkrete për zgjidhjen e konfliktit në rajon. Deklarata e Presidentit Macron për rishikim të politikave të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse palët nuk sillen me përgjegjësi, duhet të merret seriozisht nga Qeveria. Kjo deklaratë rikonfirmon qëndrimin e BE-së, se koha e fjalëve dhe këshillave tashmë ka kaluar. Çitaku ka theksuar se rishikimi i politikave të vizave për qytetarët e Kosovës, në rast se nuk ndodhin hapat e duhur drejt zgjidhjes së konfliktit, do të ishte një ndërhyrje serioze. Ajo ka shtuar se pas masave të BE-së kundër Kosovës dhe zhvillimeve politike të fundit në vend, rishikimi i liberalizimit të vizave do të ishte një goditje e rëndë për qytetarët e Kosovës. “Pas masave konkrete të BE-së kundër Kosovës, pas zhvillimeve të fundit politike në vend, rishikimi i liberalizimit të vizave për qytetarët do tanë do të ishte tejet dëshpërues. Prandaj, përtej kritikës dhe politikës ditore, kjo është një këshillë për Qeverinë. Askush nuk po iu kërkon të veproni kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar tutje ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …