Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Bledit, në Slloveni është takuar e ka biseduar edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në këtë rast, Lajçak ka treguar se po paralajmërohet një takim i nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit shtator. Qëllimi i takimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve si dhe zbatimi i deklaratës së 3 qershorit, një marrëveshje e arritur në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për hapat që Qeveria aktuale duhet t’i ndërmarrë për shtendosjen e situatës në Veri të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …