SPSPK: Puntorët e sektorit privat po përballen me mungesa të masave mbrojtëse por shumë prej tyre edhe po largohen nga puna

KMDLNJ: Për shtatë muajt e parë të këtij viti në Kosovë kanë humbur jetën 18 punëtorë në vendin e punës, kryesisht në ndërtimtari

Për shtatë muajt e parë të këtij viti  në Kosovë, kanë humbur jetën 18 punëtorë në vendin e punës, kryesisht në ndërtimtari dhe se ky sektor po rrezikon më së shumti jetën e tyre, thuhet në një publikim të  Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, duke shtuar se për shkak të kushteve të rënduara ekonomike shumë punëtorë detyrohen të punojnë në ato vende pune ku nuk ka siguri. Sipas tyre, kompanitë e ndërtimit po rrezikojnë edhe sigurinë dhe qetësinë e qytetareve, duke punuar edhe gjatë natës. Nëse kemi parasysh faktin se Kosova në përgjithësi, kurse Prishtina në veçanti janë shndërruar në kantiere ndërtimi ku punohet pa orar, në ditë feste, ditë pushimi, në kushte të rënda atmosferike dhe madje punohet edhe gjatë natës pa pasur aspak konsideratë për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve, pa mbikëqyrje efektive të institucioneve përgjegjëse atëherë edhe kemi një numër aq të madh të viktimave në vend të punës. Është brengosje humbja e jetës të punëtorëve, e në disa raste në mesin e të cilëve ka edhe  të mitur. KMDLNJ pohon se Inspektorati i Punë nuk ka kapacitete t’i mbulojë të gjitha vend-punimet në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …