Edhe sot para trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë po mbahet seanca gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ashtu sikur edhe dje sapo ka filluar seanca, ajo është mbyllur në sesion privat. Dëshmitari 18-të ka filluar dëshminë ditën e djeshme, të cilën e ka dhënë gjatë tërë kohës në sesion privat dhe po e vazhdon edhe sot në të njëjtën mënyrë, raporton “Betimi për Drejtësi”. Paraprakisht, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Çarls Smith ka dhënë urdhër me gojë lidhur me çështjen e mos-shtimit në listën e materialeve dokumentet që veçse janë në listën e materialeve që i ka pala perkatëse. Smith tha se ky ndryshim ka pasur të bëjë vetëm me kërkesën për palët dhe pjesëmarrësit për ngarkimin e dokumenteve nga lista e materialeve të palës që ka thirrur dëshmitarin. Andaj, është vendosur që nëse një dokument nuk është në atë listë, atëherë çdo ekip do të vendos atë dokument në listën e vet të materialeve, me arsyetimin se trupi gjykues e vlerëson se kështu është më së miri të vazhdohet tutje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …