Kryekuvendari, Kadri Veseli gjatë diskutimit të sotëm rreth projektligjit për EULEX-in, është ndalur edhe tek fushata denigruese ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se duhet të lihen të qetë ushtarët e UÇK-së dhe të mos sulmohen me paragjykime, duke shtuar se lufta e UÇK-së nuk duhet të përlyhet si e tërë por me emra konkret. Veseli ka bërë thirrje që nëse dikush ka fakte për keqpërdorues, ai duhet t’i drejtohet prokurorisë. Sipas tij, paragjykimet ndaj luftës dhe ushtarëve të UÇK-së duhet të ndalohen.
Kontrolloni gjithashtu
Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia
Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …