Kryetari Nura, ka mirëpritur në takim zëvendësshefin e Shtabit të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it nënkolonel Burhan

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur në takim zëvendësshefin e Shtabit të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, nënkolonel Burhan, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë tjerë ushtarakë, me të cilët ka diskutuar rreth bashkëpunimit institucional të organeve komunale dhe forcës paqeruajtëse të KFOR-it. Në takim është diskutuar gjithashtu edhe aspekti i sigurisë së përgjithshme, për çka ishte vlerësim i përbashkët se situata në Skenderaj është e qetë. Qëllimi i këtij takimi ishte përshëndetja lamtumirëse e nënkolonelit Burhan, i cili përfundoi mandatin e tij, dhe në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe bashkëpunimin, kryetari Nura i ka dhuruar Stemën e Komunës, duke e falënderuar për angazhimin e tij në të mirë të qytetarëve dhe sigurisë.

May be an image of 3 people, military uniform and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …