Ferizaj paraqet qendër urbane me shtim të vazhdueshëm të popullsisë, rrjedhimisht edhe nevojave për të mbuluar kërkesat për shërbime shëndetësore, çka prodhoi projektin për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, që mori dritën jeshile të mbështetjes nga Ministria e Shëndetësisë e ku përfundimisht, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu me ministrin Arben Vitia, shkëmbyen marrëveshjet përkatëse, për t’i hapur rrugë procedurave për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së në kryqëzimin e rrugëve “Driton Islami” e “Bedri Asllani”.