leoni

Mërgata asnjëherë nuk e harroi Rahovecin

Gjatë kësaj periudhe, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në zyrë apo edhe në mjedise të tjera, ka takuar numër shumë të madh të mërgimtarëve të profesioneve e shtresave të ndryshme që kanë shënuar arritje të dukshme dhe na bëjnë krenarë. Kryetari Latifi është shprehur falënderues për gjithë kontributin që kanë dhënë dhe për kujdesin që kanë treguar për komunën e Rahovecit dhe vendin e tyre, Kosovën! Mërgata jonë përbën fuqi të madhe dhe është motori i zhvillimit të Kosovës, e ardhjet e bashkatdhetarëve, veç tjerash, i japin gjallëri e bukuri këtij vendi. Përherë mirënjohës dhe falënderues për mërgatën tonë! Është gjithmonë kënaqësi të takosh mërgimtarët tanë, ata të cilët çdo herë ndiejnë mall e dashuri për Rahovecin. Ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "UÇK FREEDOM FASANAME ellesse"

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …