Kryeministri Kurti në një intervistë për gazetën greke, “To Vima” është pyetur për idealin e bashkimit kombëtar, mbi të cilin është ngritur kauza e tij në fushatën zgjedhore. Kurti deklaroi se Kosova e Shqipëria janë një komb e dy shtete dhe ka shtuar se pushtetin në shkurt të vitit 2021 e ka fituar duke premtuar punë, drejtësi dhe se këto mbeten prioriteti i tij si kryeministër. “Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021-shit duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, në lidhje me bashkimin, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Serbe të bashkohet me Serbinë. Në insistimin e gazetës greke, nëse dëshiron bashkim me Shqipërinë ose jo, Kurti ka thënë se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon një gjë të tillë dhe se Qeveria e Kosovës është e fokusuar në mbrojtjen e vendit, integritetit territorial dhe sovranitetit, ka thënë Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …