Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut social në Kosovë e dërgoi ligjin mbi pagën minimale në Kushtetuese

Safet Gërxhaliu: Do të isha i lumtur nëse përshkrimet në videon e Vetëvendosjes do të ishin reale, por fatkeqësisht janë ndryshe

Pas publikimit të një videoje me titullin “Zhvillimi dhe drejtësia shkojnë bashkë”, përmes së cilës Lëvizja Vetëvendosje lavdëron Qeverinë Kurti për punët e saj, teksa hedh kritika dhe akuza ndaj opozitarëve, njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu për RTV21 thotë se do të ishte i lumtur nëse ato përshkrime si në video të ishin reale, por që fatkeqësisht realiteti është krejtësisht tjetër. “Në rend të parë e dëgjova me vëmendje një video të tillë dhe definitivisht do të isha personi më i lumtur sikur ajo të ishte realitet, sepse e dua një Kosovë të tillë siç është prezantuar, mirëpo realiteti është diçka krejt e kundërt. E them këtë jo si politikan, por si qytetar i Kosovës. Kosova po zbrazet, bizneset po shuhen, kapitali i biznesit kosovar po del nëpër vende të rajonit. Është një mungesë e dialogut të mirëfilltë publiko-privat, është mungesë e dialogut të mirëfilltë mes pozitës dhe opozitës, nuk komunikim nga pozita dhe niveli qendror dhe ai lokal. Dhe, vet fakti që sot është një orientim i një politike majtiste duke menduar se do të prodhojë ekonomi djathtiste, është problemi më i madh”, ka thënë ai. Gërxhaliu përmend edhe çështjen e liberalizmit të vizave për të cilën thotë se nuk do të donte të zhgënjehej që një proces i tillë kaq i rëndësishëm, për mungesë të një stabiliteti politik, të dështonte, ka deklaruar Gërxhaliu.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …