Vjosa Osmani

Vjosa Osmani pretendon se sanksionet e Amerikës dhe BE-së janë të drejtuara kundër Kosovës dhe jo kundër saj apo Albin Kurtit

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka deklaruar  se pezullimi i vendimit për heqje të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit 2024, do ta vriste dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Zonja Osmani me këtë rast  iu ka referuar prononcimit të  kryetarit francez, Emmanuel Macron, i cili më 29 gusht ka thënë  se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për Kosovën dhe Serbinë, nëse ato nuk sillen me përgjegjësi. Unë do të thosha që kjo është mënyra për ta vrarë dialogun një herë e përgjithmonë. Në qoftë se dëshiron dikush që të mos ketë më dialog, atëherë ndërmerr masa të tilla, që janë masa ndëshkuese ndaj popullit të Kosovës. Nuk janë ndaj ndonjë lideri, nuk janë ndaj një politike, janë ndaj popullit të Kosovës. Kryetarja Osmani, as Albin Kurti nuk kanë të drejtë të identifikohen me popullin e Kosovës, as kur ndodhen ngushtë, sepse dihet mirëfilli se sanksionet iu kanë vënë politikanëve, Këtë e ka thënë më së miri, ambasadori amerikan në Kosovë, Xhefri Hovenier dhe jo vetëm ai, se këto nuk janë sanksione kundër Kosovës as popullit të saj por kundër politikës aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …