Një deklaratë hipotetike e sekretarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, aktualisht edhe ushtrues detyre i kësaj organizate, i cili ka shkruar se “më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka ngjallur shumë reagime nga militantët e Vetëvendosjes tij, të cilët madje kërkojnë që ai të arrestohet. Për mua nuk është skandal se mes Kosovës, Albinit, Hashimit edhe Ramushit unë e zgjedh Kosovën”, tha Klinaku, i cili shtoi se nëse duhet arrestuar dikush është deputetja e kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila ka kërkuar marrëveshje, kundër veteranëve të UÇK-së me një kriminel si Millan Radojqiq. Përveç reagimeve, sulmeve e gjuhës së ndotur të militantëve të Vetëvendosjes, kundër kësaj deklarate hipotetike, kanë reaguar edhe dy zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, Avni Zogiani e Enver Dugolli, madje duke kërkuar edhe arrestimin e tij. Deklarata e Faton Klinakut, e thënë në mënyrë hipotetike, nuk përbën asnjë skandal, por është vetëm shprehje e një mendimi, në një rast dhe rrethanë të caktuar. Fushata e tillë revanshiste vetëvendosistëve e ka hallin te dështimi ditë e më keq i Qeverisë-Kurti, në të gjitha segmentet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …