Propozim-buxheti i Komunës së Rahovecit, gati për vitin 2024 – i dorëzohet zyrtarisht Kuvendit

Drejtori për Buxhet dhe Financa në komunën e Rahovecit, z.Afrim Limani, zyrtarisht, sipas afatit ligjor, dorëzoi propozim-buxhetin për vitin 2024, te kryesuesi i Kuvendit, Arbër Zenuni. Pas konsultimeve me qytetarë, biznese, shoqërinë civile, fermerë, gjithashtu, pas dëgjimeve publike buxhetore e vlerësimeve nga profesionistë të të gjitha fushave, sot u dorëzua dokumenti i propozim-buxhetit 2024-2026, që në seancën e radhës të miratohet nga anëtarët e Kuvendit. Në buxhetin për vitin 2024, janë përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm i projekteve të rëndësishme për Komunën e Rahovecit, kërkesa dhe propozime të bëra nga qytetarët gjatë dëgjimeve buxhetore, që janë mbajtur në qytet dhe në të gjitha fshatrat. Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2024, duke përfshirë të gjitha kategoritë ekonomike, në total është: 20,034,000.00 euro.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …