leoni

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores të Republikës së Turqisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores të Republikës së Turqisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë. Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës. Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë, me dëshirën për prosperitet dhe paqe për popullin dhe shtetin turk. Haradinaj ka shtuar se Kosova është falënderuese për mbështetjen e Turqisë në të gjitha periudhat e shtetndërtimit. Jemi gjithmonë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në të gjitha periudhat e shtetndërtimit”, ka deklaruar Ramush  Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …