Sot në vendin tonë, me aktivitete të ndryshme tematike e kulturore është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Sot në vendin tonë, me aktivitete të ndryshme tematike e kulturore është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Edhe më shumë se  24 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht mbi 1600 njerëz, qytetarë të Kosovës  figurojnë të janë  të zhdukur. Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, mbajtën homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6.500 njerëz, kryesisht shqiptarë të vendit tonë. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve. Me rastin e kësaj  dite, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, iu ka  bashkuar thirrjes së OSBE-së, që palët ta zbatojnë marrëveshjen e arritur më 2 maj për personat e zhdukur me forcë. Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, unë bashkohem me OSBE-në duke kërkuar zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së lartpërmendur, ka thënë ambasadori,  Rohde.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …