Kryetari Thaçi u takua me sekretarin e Vatikanit, imzotin Gallagher

Kryetari Thaçi u takua me sekretarin e Vatikanit, imzotin Gallagher

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me atin e shenjtë, Papa Françiskun, është takuar sot edhe me sekretarin e Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher. Në këtë takim të mbajtur në Selinë e Shenjtë, kryetari Thaçi ka folur me zyrtarin e Vatikanit për kultivimin e tolerancës fetare, etnike dhe politike në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.” Kosova ka raporte të mira me të gjitha vendet e rajonit dhe tash, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po dialogojmë edhe me Serbinë, një proces ky që gjithsesi, në një të ardhme të afërt, do të çojë në pajtimin e popujve tanë dhe në rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve”, ka deklaruar kryetari Thaçi. Ai ka shfrytëzuar rastin që të kërkojë njohjen e pavarësisë nga ana e Selisë së Shenjtë, duke shtuar se ky do të ishte sinjal pozitiv për të gjithë qytetarët e Kosovës por edhe për mbarë botën.

Kontrolloni gjithashtu

Daniel Serwer: Kosova duhet t’i përmirësojë raportet me Kinën e shtetet e tjera

Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia

Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …