Adil Fetahu

ADIL FETAHU: AKADEMIKU SERB APELON PËR KOALICION SLLAVO-GREK ANTISHQIPTAR I

Akademiku serb, Darko Todoroviq, në një shkrim të gjatë autorial, botuar në “Novi Standard” e të transmetuar edhe në gazetën “Politika” e në mjete tjera të informimit në Beograd, me titull: “Shqipëria e Madhe tanimë ekziston”, e me nëntitull: “Mlidhni mendjen Serbë, Maqedonë, Malazezë dhe Grekë, se askush nga jashtë nuk do të ju ndihmojë”, bënë apel që popujt e përmendur, shtetet e tyre, të lidhen ngushtë në koalicion për t’i bërë ballë “hegjemonizmit” të “Shqipërisë së Madhe”, e cila po krijohet, ose tashmë veç është krijuar në realitet, dhe vetëm nuk është njohur zyrtarisht.

Shkas për këtë shkrim të gjatë, mjaft analitik për periudhën prej Lidhes së Prizrenit e deri më sot, autori e ka marrë vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që bëri në Tetovë dhe në Shkup (më  11 gusht 2023). Vizitën e Kurtit autori e sheh si veprim real i realizimit të Shqipërisë së Madhe. Apeli i tij për koalicion slalvo-grek, na përkujton kolacionin e tillë në prag të Luftës Ballkanike (1912), që edhe atëherë ishte i orientuar kundër tokave dhe popullit shqiptar, por që asokohe ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane. Ai koalicion ishte krijuar në kohën kur kishin marrë hov kryengritjet shqiptarëve për çlirim e baskim kombëtar. Koalicionin e ri, pas 111 vjetëve, akademiku serb kërkon për të ndalë procesin e emancipimit dhe përparimit të kombit shqipar, në dy shtetet shqiptare dhe në pjesët e tjera të pushtuara në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi, përveç Çamërisë së pushtuar nga Greqia.

Autori i këtij pamfleti, ka harruar se tri nga shtetet me të cilat kërkon të bëjnë koalicion për luftë kundër shqiptrëve, tashme janë anëtare të Aleancës së NATO-s, sikurse është edhe Shqipëri kundër së cilës do të luftonte aleanca sllavo-greke e pretenduar.

Për lexuesit shqiptarë kudo që gjendën, është me interes të njihen me përmbajtjën e shkrimit në fjalë, sepse ka rrënjë të thella nga buron dhe të gjëra deri ku shtrihet. Prandaj, e mora mundimin ta përkthej e bëj publik.

Me titull: SHQIPËRIA E MADHE TASHMË EKZISTON, e me nëntitull: “Mblidhni menjen Serbë, Maqedonë, Malazezë e Grekë, se askush nga jashtë nuk do të ju ndihmojë”, autori shtron pyetjen si nëntitull: “Vallë, a mos është  më e rëndësishme ajo që njihet zyrtarisht,  por në realitet nuk ekziston, apo ajo që zyrtarisht nuk njihet, por në realitet ekziston”, dhe vazhdon artikulli:

“Shpresoj që lexuesit nuk do të ma zënë për të madhe që këtë koment po e filloj me një autocitat. Në të vërtetë, në vitin 2008, në opinionin e Maqedonisë shkaktoi një zhurmë të madhe botimi i dy bleneve  të Enciklopedisë pioniere të Maqedonisë, të cilën e botoi Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë. Mënyra se si ishte prezantuar  në atë Enciklopedi historia dhe kultura e Shqiptarëve në Maqedoni, patën shkaktuar paknaqësi në radhët e shkencëtarëve dhe të punonjësve shoqërorë e politik shqiptarë.

Autorët e zërit për Shqiptarët sikur kishin harruar  metodologjinë e “urdhërit ditor”, se duhet të shkruajnë në pajtim me “interpretimin korrekt politik të Marrëveshjes së Ohhrt”,  e jo në mbështetje të vërtetimit të fakteve themelore dhe të vërtetës shkencore. Kjo iu ra për koke. Udhëheqësi i Katedresës së Historisë në Unvierzitetin e Tetovës, Vehbi Xhemjali, u kërcënua se në qoftë se teksti i Enciklopedisë ku bëhet fjalë për Shqiptarët në tërhiqet dhe të ndryshohet qenësishëm, bashkë me kolegët nga Prishtina dhe Tirana, do të përpilojnë encklopedi të posaçme për historinë e Shqiptarëve të Maqedonisë. Edhepse botuesi dhe autori i zërave të inkriminuara, në fillim në mënyrë të argumentuar dhe të vendosur iu kundërvunë këtyre sulmeve ideo-politike e jo shkencore, Encklopedia e Maqedonisë u tërhoq, ndërsa Qeveria në Shkup u distncua nga AShAM.

Me rastin e këtyre malverzimeve lidhur me Enciklopedinë e Maqedonisë, të cilat nuk ishin pa një analogji me peripetitë  që atëbotë, para shkatërrimit të saj, e përcollën përpjekjet e pashpresa për botimin e dytë të Enciklopedisë së Jugosllavisë.

Në dhjetor të vitit 2009, pata shkruar komentin në “Peçat”, me titull: “Maqedoni u gjunjëzua”. Ja pasusi përfundimtar i atij shkrimi: “Kryetari i AMShA pohoi se Enciklopedia e Maqedonisë do të pësojë ca ndryshime. Marrëveshja për demarkaconin e kufirit është ratifikuar, marrëdhëniet diplomatike midis Shkupit e Prishtinës janë vendosur. Por, shkupjanët me droje i vizitojnë varrezat e më të dashurve të tyre, sepse për të arritur deri atje, duhet të kalojnë  nëpër pjesën shqiptare të qytetit. Është kërkesë e madhe  për pasaporta bullgare. His est finis Macedoniaes”!

Kriza e Encklopedisë

Prej kohës së skandalit me enciklopedinë kanë kaluar pesëmbëdhjetë vjet. Duke marrë parasysh gjithë atë që në ndërkohë ka ndodhur në Maqedoni dhe me Maqedoninë e që nga pozita e gjunjëzimit e ka shtrirë gadi krejtësisht në pozitë të rrëzuar dorëzimi, a ka vend të çuditemi me spektalin shqiptaromadh të Albin Kurtit në Tetovë dhe  në Shkup?

Keqardhje ka, por nuk duhet çuditur. Gjithçka po shpie kah demonstrimi i përparimit të projektit të “Shqipërisë së Madhe”, me Prishtinën si “piemont”, gjë që kohëpaskohe shkakon kërcëllimin e dhëmbëve dhe shkëndija me Tiranën, ngase në vetëdijen e klasës politike të ashtuquajturës “Kosova”, qëmoti ndizet, me përflakje sporaduke ideja që “Prishtina më përparimtare (për shkak se KeM ka qenë krahinë në përbërja të Jugosllavisë së civilizuar e më të zhvilluar”, derisa Shqiptërinë një kohë të gjatë e ka shtypur trashëgimia e rëndë e regjimit të Enver Hoxhës), mund të bëhet qendër e tubimit gjithshqiptar. Ndërkaq, sa i përket përkushtimit vizionit për “Shqipërinë e Madhe”, dallimet në mendime dhe ndjenja edhe të njërës edhe të palës tjetër të kufirit (të përkohshëm) – nuk ka, ndonëse vërehet se shkalla e enthusiazmit të përpsektivës shqiptaromadhe është më e lartë në “Kosovë”. Prej Lidhjes së Prizrenit e deri më sot, në forma të ndryshueshme të shfaqjes, varësisht nga konjukturat historike dhe rajonale.

Në vitin 2008, kur shpërtheu “kriza e enciklopedisë”, janë mbajtur zgjedhjet e rëndësishme të përgjithshme; sipas shumëkujt ato ishin vendimtare për ecuritë politike në Maqedoni, ndërsa në mënyrë solemne është shënuar përvjetori i “Lidhjes së Prizrenit”. Duke i bërë një vështrim këtij akti, historianja Violeta Açkovska konstatonte se ”shteti i saj i vogël, ngadalë por pa dyshim po integrohet në matricën kosovare”, faza sukcesive të së cilës ishte edhe një spastrim etnik i Maqedonëve në vitin 2001 (të detyruar të bëhen refugjatë në shtetin e vet), pas së cilës dolën kërkesat për federalizimin (autonomi për viset e Maqedonisë Perëndimore si Iliridë), dhe më në funt, hop, edhe një shtet shqiptar në Ballkan”.  Konkludimi i saj i errët  ishte si vjion: “Nga gjithë sa u tha, del se Lidhja e Prizrenit”, në baza afatgjata po e përsëritë skenarin e vjetër, zbatimin e të cilit po e imponojnë lojtarët e ndryshëm të partnerëve të brendshëm e të jashtëm, esenca e të cilit është transformimi i përparuar i hartës etnike të Shqipërisë së Madhe – shtetit të cilin Shqiptarëve në kohën e Krizës së Madhe të Lindjes ua ka premtuar Perandoria Osmane. Me fjalë tjera, jemi dëshmitarë të formimit të Shqipërisë Etnike”.

Dhe vërtetë, as sot e kësaj dite fjalëve të saj nuk mund t’iu shtosh as heqësh asgjë, veçanërisht në dirtën e  përhapjes Shqiptaromadhe të Kurtit nëpër Tetovë e Shkup, ku u prit si ndonjë princ panshqiptar, ndërtues i unitetit të kombit, në atmosferë të krenarie acionaliste,  të cilës  ai me deklratat e tija veçsa i jepte flakë.

Atëherë, si të kërkohet prej tij t’i bindet logjikës së dialogut për zgjidhjen e problemeve me Beogradin, që krahas masave ndëshkuese jobindëse të paralajmëruara, poqese nuk bindet, përsëri po e kërkojnë zyrtarët ndërmjetësues të qeverive të jashtme dhe të administratës së tëhuajësuar të Brukselit? A ka adute të forta në xhep dhe a ka ndjenjë për momentin politik (i cili mund ta mashtrojë, por që deri më tash nuk e ka bërë),  aq më tepër që ecuria e retrospektivës historike e gjatë apo  shkurtër e idesë për “Shqipërinë e Madhe”, po dëshmohet se për këtë projekt në bashkësinë ndërkombëtare – respektivisht te fuqitë e mëdha –  në lëmshin e interesave të tyre të ndryshme, të përputhura ose të kryqëzuara, veçmas në kohën më të re, në mënyrë volshebe madje dhe paradoksale, ka gjetur mbështetje të mjaftueshme.

Para Kurtit, me Kurtin dhe pas Kurtit

Aq më interesant është edhe hulumtimi me vlerë historike shumëherë i vërtetuar dëshmuar, se edhe ata të cilët janë të prekur me përhapjen e idesë për “Shqipërinë e Madhe”, në pikëpamje shtetërore edhe etnike/nacionale janë drejtërdrejtë të rrezikuar, duke shikuar objektivisht kontekstin e gjërë rajonal, i ka shtyrë që ndaj bartësve të nacionalizmit shqiptar dhe shqiptarësisë së madhe në mesin e ri, të jenë deri në atë masë të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe tolerant. Nga shkaqe të njëjta prej të cilave në Shkup u vendos të tërhiqet gjoja Enciklopedia albanofobe, pas Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavinë komuniste,  u hodhën gurë e dru për gjoja mëkatin e “nacional-shovinizmit serbomadh” në studimin mjaf solid pionier të historianit Jovan Haxhi Vasileviq (1866-1948) “Liga Shqiptare, kongora arnaute dhe  populli serb nën Perandorinë Turke”, të vitit 1909, dhe mbi autorin e merituar të kohës. Dhe kështu gjithnjë! Sa herë janë ndërprerë e hedhur e treguar projekte shkencore të vlefshme e të dobishme, nga frika që të mos hidhërohen Shqiptarët?

Në rrethana e mistifikime të caktuara, duke përfshirë edhe ato mentale, respektivisht kolektive-psikologjike e ideologjike-politike, thënë më shkurt, në marrëdhëniet serbo-shqiptare, Shqiptarët që ishin pakicë dhe dhe në çdo pikëpamje më të pazhvilluar, ishin problem i përhershëm i Serbëve, në vend se të jetë e kundërta. Siç raporton Millovan Gjillasi nga biseda me Stalinin, në vitin 1948, delegacioni i komunistëve jugosllavë është  befasuar me qëndrimin e Stalinit, kur pas ankesave në lidhje me sjelljen jokorekte të “shokëve shqiptarë”, ai i paska këshilluar që Jugosllavia duhet “ta përbijë Shqipërinë, sa më parë, aq më mirë”!

Kandidat ideal.

Të papërshtatur në rrethin rajonal, me prejardhje dhe gjuhë tjetër, Shqiptarët gjatë historisë kanë pasur vështirësi e fërkime me të gjithë popujt me të cilët është dashur të jetojnë bashkë, qoftë të përzier etnikisht ose në fqinjësi. Kështu ishin kandidat ideal si klientë të fuqive të mëdha, qëllimet e të cilave gjithnjë ishin të dominojnë  dhe t’ia caktojnë fatin Ballkanit, sipas interesave të tyre të përkohshme ose të përhershme. Sikur rasti i Kurdëve në Lindjën e Mesme. Përmes popujve të tillë të paintegruar dhe të paknaqur, me ambicje për emancipim nacional e shtetëror, herë duke iu ndihmua e herë duke i penguar, sipas nevojës, fuqitë e mëdha në mënyrë shumë të lirë, pa i përlyer duart e veta e pa viktima të veta, kanë krijuar kriza dhe kanë nxitur konflikte midis popujve të vegjël dhe kanë udhëhequr me to. Si gjithmonë, ashtu edhe tash… Sot këtë e quajnë “prokksi” veprim, duke përfshirë edhe luftën hibride.

Siç e ka vërejtur saktësisht Peter Barti në librin e tij: “Shqiptarët nga Shekulli i Mesëm deri më sot” (1995), Shqiptarët gjithnjë me mençuri kanë arritur t’i gjejnë vedi tutorë ndërkombëtarë, në mënyrë specifike duke gjetur padronë në distancë gjeografike sa më larg Beogradit, përmes Moskës deri në Peking, duke shtuar tash Amerikën. “Zhvillimet e tilla kanë pasur përparësi dhe të meta. Sa më larg që ka qenë fuqia mbrojtëse, pavarësia e këtij sheti të vogël ballkanik ka qenë më e madhe, por ka qenë mundësia më e vogël e ndihmës në rast të ndonjë konflikti ushtarak”, rezonon albanologu gjerman (Peter Bart, v.j.). Ashtu është, por bota dhe koha po ndryshon dhe distanca gjeografike e kohore po zvogëlohen e relativizohen deri në anulim, ashtu që mbrojtësi i largët jo vetëm se po i afrohet të mbrojturit të vet, veçse edhe në terriitorin – të cilin e kanë uzurpuar në dëm të Serbisë – po krjohet një nga bazat ushtarake më të mëdha (e ka fjalën për “Bonstilin”, v.j.).

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …