Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka folur për skandalin e fundit të Ministrisë së Industrisë, dhe Tregtisë për blerjen e grurit, sheqerit dhe vajit nga rezervat shtetërore. Ai ka deklaruar se çdo cent i cili shpenzohen nga institucionet e vendit duhet të jetë transparent për qytetarët pasi ata janë taksapagues. “Mirëpo blerjet duhet të jenë transparente mënyrat si blihen çmimet e të gjitha këto për shkak se janë mjete të taksapaguesve dhe duhet të shohin se si shpenzohen. Nuk kemi asnjë të drejtë t’i fshehim mënyrat se si negociohen dhe se si blihen rezervat shtetërore sidomos këto që kanë të bëjnë më ushqimin. Më vjen mirë që drejtësia është duke u marrë me këtë pjesë, mendoj se secili për punën që ka bërë duhet të japë llogari. Ka qenë mënyra e drejtë apo jo, të them të drejtën nuk jam shumë në dijeni për mënyrën si është vepruar dhe kaluar, janë rregulla dhe ligje që nuk mund t’i tejkalojmë asnjë sa do që na pëlqejnë neve, ka thënë deputeti Eman Rrahmani.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …