Qëllimi për ta privilegjuar Serbinë edhe pse ishte agresorja e tri luftrave te fundit!
Privilegjet ndaj Serbis ishin gjatë gjithë historisë, në kurriz të shqiptarëve dhe tokave tona!
Mbyllja e syve nga Europa për të gjitha krimet e gjenocidin që ka bërë Serbia gjatë gjithë etapave të Historisë!
Evropa pati dy qëllime njërin per ta marrë Serbinë në gjirin e saj dhe tjetrin për ta ndarë nga Rusia pa ja prish qejfin kësaj të fundit!
Me siguri edhe Rusia do të donte ta kishte Serbinë si kalin e trojës në Europë!
Tani kur Kosova u Çliruar dhe u Pavarsuar nga Serbia me luften e UÇK-së dhe ndihmën e NATO-s, veqmas të Anglisë dhe Amerikës! Europa u detyruar ta pranoj një realitet të ri!
Por shpejt u kthyer të e hatroj serbinë që mos ti ngelet hatri nga se u bombardua nga NATO, ku bënin pjesë Shtete Europjane pro Serbe dhe pro Ruse!
Serbia shpiku Asociacionin si qëllim kushtëzimi për Kosovën dhe Europën! Pasi që e krijuat Kosovën, si balancë krijone Asociacionin me komuna Serbe!
Paralelizmin që e perdor sa është Asociacioni Kosovë, aq është Kosova Serbi! Për ta Krahina e Kosoves është e Serbis, Asociacioni Krahinë e Kosovës!
Njohja nga Kosova e Krahines së Veriut, kushëtzohet me njohjen e Kosovës nga Serbia!
Për Serbinë kjo moto Kosova Shtet i pa varur,Veriu Republikë e Serbisë?!
Në vend që këto paralelizma ti ngritnim ne Shqiptarët për tokat tona të pushtuara nga Serbia!
Për Luginen e Preshevës dhe gjithë Toplicën si kusht për tu pajtuar me Serbinë për dëmet e luftës për gjenocidin ndaj shqiptarve në të gjitha etapat historike, që na shkaktoj pushtuesi Serb!
Gjithnjë me ndihmen e te tjerve Ruso, Turke, me miratimin e Europes me ndikimin Francez!
Deri kur historija njerk per ne???
A nuk po dimë, apo s;po na duan?
Kur do të bashkohemi e faktorizohemi ne Shqiptaret që ta kemi peshën dhe vlerën e merituar për të tjerët!
Si ka mundësi që të i kemi kaq miope udhëheqjet që na përqajnë mes vete dhe na prishin me Aleatet e vërtetë!
Shpresoj edhe si rregull i natyrshëm populli ynë do të fuqizohet, kompletohet e bashkohet me ndihmën e Amerikës dhe të Anglisë!
Rroftë Shqiptaria!
30 gusht 2023
Sadik Halitjaha