Qeveria e Kosovës vazhdon të qëndrojë indiferente ndaj aktiviteteve të Serbisë, të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën si dhe ministrave serbë nga Lista ‘Srpska’, të cilët kanë vënë në shënjestër investitorët e interesuar për Brezovicën. Edhe ministrat serbë në Qeverinë e Isa Mustafës janë angazhuar maksimalisht që të prishin procesin e privatizimit të resorit turistik të Brezovicë. Beogradi, falë ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës, ka arritur deri atje sa të sigurojë dokumentacionin konfindencial të kompanive, duke e dërguar atë në Serbi. Më pas, Beogradi ka nisur t’i kërcënojë pronarët e kompanive që kanë shprehur interesim për të investuar kapitalin e tyre në Brezovicë. Një përfaqësues i njërit prej konzorciumeve është shprehur i tmerruar për kërcënimet që po ua bën Serbia por edhe nga heshtja e institucioneve të Kosovës. “Është i habitshëm fakti që shteti i Serbisë, ka arritur të marrë dosjen konfienciale nëpërmjet ministrave në Qeverinë e Kosovës dhe më pas investitorët janë thirrur dhe janë kërcënuar. Çdo investitorë normal do të ndjehej i pasigurte nëse merr kërcënime të tilla nga një shtet që pretendon se resori turistik është i tiji”, citohet të ketë thënë ky zyrtar. Kërcënimi ndaj kompanive investuese është konfirmuar edhe nga vet stafi i Zyrës së Ndërlidhjes në Kosovë, të cilët i kanë nisur letra publike në adresë të kompanive të huaja.
Kontrolloni gjithashtu
Daniel Server: Përmirësimi i dialogut Kosovë-Serbi, kërkon qasje fqinjësore nga Serbia
Profesori dhe analisti i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi …