leoni

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, ia ka paraqitur disa pyetje deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha pasi ai e  ka akuzuar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj që së bashku me kreun e organizatës së veteranëve, Faton Klinakun, dhe nënkryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku po e krijojnë  klimën për eliminim e Albin Kurtit. Kushtrim Xhemaili i ka parashtruar disa pyetje publike deputetit të LV-së, Dimal Basha. A erdh gruri dhe vaji? A po vazhdon trafiku me narkotikët? Të kujt janë ekstazitë e Vetëvendosjes  të Serbisë apo të ndonjë shteti tjetër? Si është puna në KEK dhe me ambasadorin Martin Berishaj, apo jeni nxënë duke e luftuar gjyqësorin dhe kundërshtarët politikë? Llogaridhënies nuk mund t’i ikni!”, ka shkruar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …