Është mbajtur mbledhja e radhës e KKSB-së në komunën e Skenderajt

Është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Skenderajt, në të cilën kanë marrë pjesë anëtarët e këtij këshilli, e në të cilën është diskutuar për sigurinë në komunën e Skenderajt, raportin 6 mujor të punës së KKSB-së dhe çështje tjera në interes të përgjithshëm. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, si kryesues i KKSB-së, e paraqiti në fillim të mbledhjes raportin përmbledhës të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, i cili përfshin periudhën 6 mujore të këshillit dhe takimet që janë mbajtur, çështjet që janë diskutuar, rekomandimet dhe tema të tjera që lidhen me punën e KKSB-së. Në pikën tjetër të rendit të ditës është diskutuar për çështje të sigurisë së përgjithshme, ku situata është vlerësuar e qetë, me përjashtim të rastit që ndodhi në një kafe në Runik. Ky ishte vlerësim i komandantit të Stacionit Policor në Skenderaj, Muhamet Kajtazi. Megjithëkëtë, ai tha se ka raste të vjedhjes së bagëtive, për çka shtroi nevojën e vendosjes së kamareve edhe në fshatra, përkatësisht bashkësi lokale. Kryetari Nura bëri me dije në këtë rast se Komuna e Skenderajt është duke e implementuar projektin e vendosjes së kamerave, i cili përfshin pjesë të qytetit, por që në faza të mëvonshme do të shqyrtohen mundësitë që kamerat të vendosen edhe nëpër fshatra. Kjo për të rritur akoma më shumë sigurinë. Pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe fillimi i vitit të ri shkollor, për të cilën çështje foli drejtori i Arsimit, Kastriot Duraku. Ai tha se problemi i vetëm që shoqërohet fillimi i vitit shkollor janë tekstet shkollore, për të cilat Qeveria pasi dështoi të bëjë marrëveshje me shtëpitë botuese, u detyrua të rimbursojë secilin nxënës me mjete financiare, për blerjen e librave dhe teksteve shkollore. Drejtori përmendi renovimin e objekteve shkollore në komunën e Skenderajt, duke theksuar se nxënësit do të kenë kushte më të mira për mësimnxënie, e po ashtu edhe mësimdhënësit në punën e tyre profesionale.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …