U përurua Shtëpia e të moshuarve për qëndrim ditorë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashkë me bashkëpunëtorë, përuruan objektin për të moshuar, për qëndrim ditorë, në një mjedis të bukur e të qetë, tek Epopeja e UÇK-së. Ky objekt bashkëkohor me natyrë të qetë, u mundëson të moshuarve të komunës së Rahovecit qëndrim të rehatshëm dhe u jep hapësirë që të zhvillojnë aktivitete të ndryshme gjatë ditës. Në këtë hapësirë do t’u ofrohet edhe kujdesi shëndetësor, me praninë e mjekut/es dhe të infermierit/es. Komuna e Rahovecit do të marrë përsipër edhe transportin e të moshuarve. Realizimi i këtij projekti kap shumën e përgjithshme: 184,727.5 euro.

May be an image of 8 people, table, military uniform, bureau and office

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …