leoni

Vitia përfituese e projektit për rinovimin e dy ndërtesave të banimit social

Komuna e Vitisë është përfituese e projektit nga FKEE (Fondi kosovar për Eficience te Energjisë) për masat e Efiçiencës së Energjisë, nëpërmjet së cilit do të bëhet rinovimi i dy ndërtesave të banimit që janë në pronësi të komunës. Në kuadër të këtij projekti, do të bëhet izolimi i mureve të jashtme, që parasheh edhe ndërrimin e dritareve dhe dyerve dhe izolimin e çatisë, pastaj rinovimi i ndriçimit ku do të bëhet ndriçimi me LED të ri me efiçiencë të lart, si dhe vendosja e split sistemeve nëpër të gjitha njësitë e banimit me qëllim të përmirësimit të ngrohjes qendrore. Po ashtu parashihen edhe masat tjera të cilat kanë të bëjnë me renovime emergjente siç janë përmirësimi i infrastrukturës rreth objektit, hidroizolimit të mureve riparimin e instalimeve elektrike, suvatimin e korridoreve, si dhe punë të tjera të ndërtimit. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me zyrtarin komunal për efiçiencë të energjisë Xhelal Musa kanë bërë të ditur detajet e këtij projekti, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm që do të përmirësoj dukshëm jetën e banorëve të këtyre ndërtesave që njëra është tek stacioni i autobusëve dhe tjetri afër objektit të ri të administratës komunale. Përndryshe, 90% i investimit të këtij projekti do të jetë nga Fondi Kosovar për Efiçencë të Energjisë dhe 10% nga buxheti komunal i Vitisë. Shuma e investimeve në këto banime do të jetë, në ndërtesën e banimit social afër stacionit të autobusëve do të jetë 288.850, ndërsa tek ndërtesa e banimit social afër administratës së re të komunës, do të jetë 155.581 euro. Totali i gjithë investimit do të jetë 444,431 euro.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …