Juristi nga Shqipëria, Kreshnik Spahiu, ka folur për deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në drejtim të presidentit të Francës, Emmanuel Macron, lidhur me politikën e vizave për Kosovën. Sipas Spahiut, pasojat e gjuhës së Osmanit ndaj Macronit do t’i vuajë populli i Kosovës. “Ajo që ndodhi në Slloveni dhe deklarata e Macronit është një nga mesazhet më të rënda për Kosovën që nga krijimi i shtetit, se aktualisht Kosova është i vetmi shtet në botë nën sanksionet e ShBA-së dhe BE-së, vend që është i krijuar nga vetë Perëndimi dhe vetë ai e ka sanksionuar, jo për popullin por qeverinë. Të ishte në një shtet tjetër Osmani do rrezikonte pozicionin e saj. Shteti i Kosovës është krijesë e Perëndimit”. “Osmani ka përdorur një terminologji që kreut të shtetit nuk i shkon, duke thënë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vdes. Është një lloj çmendurie, deklarata e Osmani, duke kërcënuar perëndimin se nëse nuk jep vizat për Kosovën, ne pezullojmë dialogu. Kosova nuk e ka luksin për t’i bërë karshillëk Parisit, Berlinit, Uashingtonit. Është një lloj vetëvrasjeje, jo për Vjosën, por dëmi që i sjell popullit të Kosovës. Nga hapat e gabuar që hedhin këta njerëz dëmtohet popull i Kosovës, rrezikohet izolimi përmes pezullimit të vizave”, ka thënë Spahiu për “Euronews.al”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …