Sot nis Festa e vjeljes së Rrushit “ Hardh Fest 2023”

Nën sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”, këtë vit mbahet edicioni i 22 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nisë  më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 3 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës). Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon nga ora 12:00, me adresimet zyrtare.

E vecanta e këtij edicioni është performanca e Dire Straits Legacy dhe aktivitetet e shumta që karakterizojnë edhe këtë vit Hardh Festin.

Gjithashtu në koncertet e mëdha të Hardh Fest do të perforojmë edhe grupi “Jericho”, “Asgjë Sikur Dielli”, “Offchestra”, grupi “Na”, këngëtari Xuxi, Renis Gjoka, grupi “Minatori”.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për përurimin e bustit të Heroit të Kombit, Shaban Polluzha

Në kuadër të ditës së shkollës “Shaban Polluzha” në Polluzhë, me 4 prill 2025, do …