Kryetari i Komunës së Rahavecit, Smajl Latifi uron për vitin e ri shkollor

Kryetari i Komunës së Rahavecit, Smajl Latifi uron për vitin e ri shkollor, me kete rast ai ka shkruar:

Të dashur nxënës dhe prindër të nderuar!

Jemi të lumtur që sot, më 1 shtator po filloni rrugëtimin tuaj të dijes në vatrat e diturisë. Për të uruar fillimin e këtij viti shkollor, së bashku me drejtorin e arsimit, nënkryetarin dhe me bashkëpunëtorët tjerë, ishim në Shkollën Fillore “Bekim Sylka” dhe përmes kësaj shkolle ju përcjellim urimet më të mira dhe më të sinqerta për fillimin e vitit të ri shkollor, të gjithë fëmijëve, nxënësve, edukatorëve, mësimdhënësve dhe prindërve të komunës sonë dhe të mbarë vendit! Ju urojmë shëndet, mbarësi dhe plot suksese në vitin e ri shkollor 2023/2024.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …