Albrim Paçarizi, koordinator për zbatimin e planit të Integirtetit në komunën e Malishevës, njoftoj anëtarët e komisionit me kërkesat dhe detyrat për secilën drejtori dhe sektorë, që brenda njëzet e pesë ditëve të ofrohen shërbimet dhe punët e kryera konformë ligjeve dhe rregulloreve në fuqi për raportim. Më pas, të inicohen procedurat për hartimin e planeve dhe strategjive e rregulloreve të cilat mungojnë nëpër sektorë komunal. Kryerja e këtyre detyrave obligativisht është ligjore dhe njëkohësisht, si institucione publike jemi përgjegjës për t’i përmbushur kriteret dhe standardet për integrime evropiane, ka thënë koordinatori Paçarizi.