Nën patronatin e kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, të premten është mbajtur akademi përkujtimore për dëshmorët e rënë të kombit të brigadës 142 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se kjo ditë të veçantë përkujtimi, respekti dhe përuljeje u takon dëshmorëve të kombit. Idrizi ka përmendur liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, për të cilën ka thënë se po luftojnë me padrejtësinë. “Sot është një ditë e madhe, një ditë e veçantë, ditë përkujtimi, respekti, përuljeje. Ata (dëshmorët) sfiduan gjithçka duke e shpërngulur armikun, por tani që unë po flas këtu i kemi edhe shokët e dëshmorëve, komandantët e luftës, por në mesin e shokëve tuaj dhe tonëve sot ndodhen prapa grilave Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët nuk po luftojnë me drejtësinë, por padrejtësinë. Edhe unë isha pjesë e luftës, një ushtar i thjeshtë, por atëherë ditët të organizonit rreshtat e gjatë për të shkuar e marrë armë në Shqipëri”, ka thënë Idrizi. Edhe kryetari i shoqatës së familjarëve të dëshmorëve të Vushtrrisë, Gëzim Zuçaku, ka thënë se liderët e UÇK-së janë duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë. “Sot përulem me respekt e krenari para të gjithë dëshmorëve ranë për kombin tonë. Prijësit tanë, udhëheqësit tanë mbahen padrejtësisht në Hagë prapa grilave. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit, lavdi të gjithë të rënëve për liri”, ka thënë Zuçaku.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …