Pas një debati të gjatë që u përcoll me tone kritike, shumica e deputetëve të Kosovës votuan për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it në vendin tonë. Me 79 vota pro, ligjvënësit votuan për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me Mandatin e EULEX-it në Kosovë. Me këtë vendim, Kuvendi ia ka zgjatur jetën EULEX-it edhe për dy vite të tjera, përkatësisht deri me 15 qershor të vitit 2018.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …