Radio Kosova e Lirë

Fjalët e pamatura, të pa perceptuara si duhet, janë bërë model i disa zyrtarëve aktualë, jo vetëm kur flasin por edhe kur shkruajnë

1.

Fjalët e pamatura, të pa perceptuara me vend, janë bërë model i zyrtarëve aktualë,  jo vetëm kur flasin por edhe kur shkruajnë, sepse  e kanë fjalorin tepër të kufizuar, me fjalë e shprehje nuk e përfillin gjuhën letrare, ose thjesht nuk e njohin atë, pasi disponojnë një sasi të kufizuar fjalësh e shprehjesh, në komunikim, një varfëri e cila tregon nivelin e pamjaftueshëm arsimor, pavarësisht diplomave që mund të kenë…

Është e turpshme, e pamatur tërësisht kur përdorët  folja “u përlanë”, për njerëzit, derisa ajo përdorët për qentë, për kafshët. Njerëzit zihen kacafytën, rrihen, vriten për nuk përlahen si qentë. Nuk thuhet kot, në mënyrë poshtëruese,  “po përlahen sikur qentë”.  Përlahen deshtë, qetë, buajt e të përgjithësisht kafshët  të butat dhe të egrat.

Gjuha shqipe është shumë e pasur me sinonime, por ato janë të padëgjuara për disa zyrtarë të “stilit” ça pa bon,  ça po shkrun, ça po han. Ça osht ai…

Të thuhet se “Albin Kurti dhe Ana Brnabiq” u përlanë pak, thjesht është një nonsens që nuk dëgjohet nga çdo kush, sidomos jo kur i drejtohesh nënës së një të zhdukuri, për t’ i treguar se qenka bërë pune e madhe për të pagjeturit  që janë përlarë, Kurti me Bernabiqin.

(Kurti osht tu u kthy… Besoj që sot pasdite kthehet. Aeroplanin kushedi qysh e ka pasë prej Sllovenisë… Ishte atje pak.. U përla pak me kryeministren”, i thotë Konjufca nënës që ende nuk di asgjë për djalin e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes së gjerë që forcat serbe ia morën gjatë luftës. Ekspress 30. 8. 2023)

2.

Fjalët e keqinterpretuara, të manipuluara për qëllime politike

 

Një deklaratë hipotetike, e segmentuar në trajtën kushyore  e sekretarit  të OVL-UÇK-së,  Faton Klinaku, aktualisht edhe ushtrues detyre i kësaj organizate, i cili ka shkruar se  “më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”,  ka ngjallur shumë reagime nga militantët e Vetëvendosjes tij, të cilët madje kërkojnë që ai të arrestohet.

Fjalia, “Më parë e vras Albin Kurtin, sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”,  nënkupton trajtën e pakryer të foljes “vras”,  në kuptimin logjik  “më parë do ta vrisja”  e thënë të trajtën kushtore dhe nuk paraqet kurrëfarë kërcënimi. Po të ishte thënë,  Do ta vras, do të mund të trajtohej si kërcënim. Është për keqardhje, kur shumë juristë e avokatë nuk kanë njohuri të duhura gjuhësore dhe për pasojë nuk arrijnë ta shënjestrojnë si duhet ecencën e kuptimit të fjalës së thënë, sikur në fjalinë e shprehur nga Faton Klinaku: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Sot, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Faton Klinaku, ka reaguar sërish lidhur me një konstatim hipotetik që kishte kumtuar ditë më parë. Pas statusit të mëhershëm, i cili ishte cilësuar si kërcenim për vrasjen e kryeministrit Kurti, ai ka përmendur një thënie popullore. Klinaku ka shkruar:  “Koncentrohuni, mos folni budallallëqe! Thënie popullore: Kur them ‘E pres dorën e nuk vjedh!’. A mos e kam kërcënuar dorën time!? I kërkoj falje publikut të gjerë që e kam vlerësuar aq lart një njeri,  që nuk e meriton vlerësimin tim”, ka shkruar Klinaku. (RKL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …