Erdogan - Putin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohet me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Soçi, më 4 shtator

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, do të  takohet me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në Soçi, më 4 shtator. Takimi Putin-Erdogan vjen gjashtë javë pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithërave ukrainase që Ankaraja dhe Kombet e Bashkuara e kishin ndërmjetësuar. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, njoftoi se dy liderët do të takohen, teksa pritet që ata të diskutojnë për marrëveshjen e drithërave, apo siç njihet edhe si nisma e drithërave e Detit të Zi. Kjo marrëveshje kishte mundësuar që të transportoheshin drithërat nga portet ukrainase në Detin e Zi për në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.Marrëveshja ishte arritur në korrik të vitit 2022 dhe mundësonte kalimin e sigurt të produkteve ushqimore ukrainase. Po të njëjtën kohë u arrit edhe një memorandum midis OKB-së dhe Rusisë, përmes së cilit palët u zotuan se do të tejkalonin pengesat me të cilat përballen dërgesat ushqimore ruse dhe plehrat artificiale. Megjithatë, Rusia u tërhoq nga marrëveshje duke argumentuar se kërkesat e saj nuk ishin plotësuar.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …