RTK

RrGK: Të ndalohet diskriminimi gjinorë në punësimet në Radio Televizionin e Kosovës

Edhe pse Kosova ka pasur një zhvillim pozitiv sa i përket avancimit të kornizës ligjore përkitazi me luftimin e diskriminimit në baza gjjinore, fatkeqësisht në praktikë kjo formë e diskriminimit po vazhdon të jetë prezente në përditshmërinë e tonë. Një hulumtim i bërë nga portali kallxo.com, zbardh diskriminim që u është bërë tri grave kandidate për pozita vendimmarrëse në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ilire Zajmi, Flora Durmishi dhe Mihrije Beiqi edhe pse u notuan me më së shumti pikë në konkurset ku ato aplikuan në RTK, ato asnjëherë nuk u emëruan në këto pozita. Sipas hulumtimit të kallxo.com, arsyeja kryesore përse këto gra nuk arritën të gëzojnë vendet e punës për të cilat u kualifikuan me meritë, ka të bëjë me faktin se ato janë gra, marrë parasysh që në ato pozita u emëruan burra. Duke qenë i vetmi medium publik, Radio Televizioni i Kosovës ka edhe përgjegjësi emancipuese dhe duhet të jetë shembull i respektimit të ligjit dhe promovimit të vlerave të barazisë gjinore në shoqërinë kosovare.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …