leoni

Cramon: Vuçiq po e bën këtë për të larguar vëmendjen nga kriza e brendshme politike

Viola Von Cramon: Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet në dialogun me Serbinë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë. Von Cramon në postimin e bërë në Twitter ka shkruar se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave dhe se BE duhet ta mbajë premtimin. Ne duam të jemi të qartë – udhëtimi pa viza nuk është dhe nuk duhet të lidhet me Dialogun me Serbinë. Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin e saj duke lejuar qytetarët e Kosovës të udhëtojnë lirshëm që nga 1 janari 2024”, thotë ajo.  Ky reagim i eurodeputetes vjen pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se presin që edhe Kosova dhe Serbia të kenë angazhim të qartë për rrugën përpara. Franca dhe Gjermania i kanë bërë premtimet e tyre për politikat e vizave dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse të dy palët nuk sillen me përgjegjësi. Ne duhet të jemi tejet kujdesshëm në këtë drejtim, posaçërisht kur stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është në rrezik”, tha Macron.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …