Klina shënoi ditën e çlirimit

Aktivitete të shumta kulturore dhe sportive janë  zhvilluan me rastin e shënimit të 17-të  vjetorit të Çlirimit të Komunës së Klinës, të  organizuara  nga Drejtoria e Kulturës , Rinis dhe Sportit.

Ngritja e flamurit para objektit të Komunës së Klinës dhe vënia e kurorave në sheshin “Mujë Krasniqi”, shënuan fillim e aktiviteteve të ditës së çlirimit në komunën e Klinës.

Aktivitete vazhduan me seancën solemne të udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit, z. Haxhi Ibishi dhe pastaj me vënie kurorash me lule në varrezat e dëshmoreve në ”Kodrën e Kuqe”.

Edhe sporti është pjese e kësaj feste madhështore për komunën e Klinës, ku  janë zhvilluar lojëra si në futboll, basketboll dhe pingpong.

Ndërsa, përmbyllja e kësaj feste është koncerti i organizuar nga komuna e Klinës, në sheshin “ Mujë Krasniqi”.

Kontrolloni gjithashtu

Arnitë Kastrati, fituese e “Çmimit të Orkestrës” në edicionin e dytë të Festivalit të Këngës të RTK-së

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bashkë me Drejtoreshën komunale të Arsimit, znj. Arbëreshë …