Janjiq: Serbët mund të vetëshpallin Asociacionin

Dushan Janjiq: Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiqi, janë larg zgjidhjes së problemeve, ata po blejnë kohë

Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Etnike, në Serbi, Dushan Janjiq, ka thënë të premten se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq nuk ka një politikë strategjike ndaj Kosovës dhe se synimet e tij të vetme janë “blerja e kohës” dhe ruajtja e ndikimit të Listës Serbe. Janjiq ka thënë për agjencinë “Beta” se në takimin e Vuçiqit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të planifikuar për 14 shtator në Bruksel, nuk do të arrihet asnjë marrëveshje konkrete. Si Vuçiq edhe Kurti po blejnë kohë. Të gjithë insistojnë në deeskalim dhe në thelb gjithçka zbret në dy pyetje, kur do të mbahen zgjedhjet lokale dhe kur do të tërhiqet policia e Kosovës nga veriu. Edhe Kurti edhe Vuçiq janë larg zgjidhjes së këtyre dy problemeve thelbësore”, ka vlerësuar Janjiq, duke shtuar se nuk ka diskutim për kthimin e serbëve në të gjitha institucionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …