Gjykata Themelore në Prishtinë, ka hedhur poshtë padinë e pabazuar të SBASHK-ut ndaj Ministrisë së Arsimit

SBASHK: Ministre Nagavci, mos u mundoni kot të na shuani, sepse kemi qenë dhe jemi Sindikatë e Punëtorëve të Arsimit

Sindikata e Arsimit u ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve  dhe mësimdhënësve. Në deklaratën e urimit për fillimin e vitit shkollor, SBASHK ka theksuar sërish se Ministria e Arsimit  ka marrë  vendim të gabuar për tekstet shkollore, ka sjell shqetësim te mësimdhënësit. Ministrja Nagavci, në vend që të kërkojë falje nga prindërit, nxënësit e mësimdhënësit për problemin që ka krijuar lidhur me tekstet shkollore, ajo kishte bërë pyetje se kë përfaqëson. Rrahman Jasharaj. Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj i  ka edhe një paralajmërim ministres së  Arsimit, Arbërie Nagavci. Sa është kujdesur e kujdeset Nagavci për punëtorët e arsimit u pa kur i gëzohej angazhimit të Qeverisë për ndëshkim me ndalim pagash,  pse punëtorët e arsimit kishin qëndruar arsyeshëm në grevë. Dhe kur u bënte presion edhe me inspektorë, që të mbajnë mësim për të kompensuar orët e humbura në grevë. Ministre mos u mundoni kot se sindikatën tonë u munduat ta shuani, por SBASHK ishte dhe mbetet sindikatë e punëtorëve të arsimit që nga çerdhet e deri në universitete dhe do të vazhdojë të jetë zë i tyre sepse ata janë bashkë e në SBASHK, thuhet mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …