Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se i ka dërguar letër ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ku ka paraqitur një një varg propozimesh konkrete, që mundësojnë krijimin e kushteve për rinovimin e nismës së drithërave të Detit të Zi, raporton Anadolu. “Kemi disa zgjidhje konkrete për shqetësimet që mundësojnë qasje efektive ose më efektive të ushqimit dhe plehrave ruse në tregjet globale me çmime të përshtatshme”, u tha Guterres gazetarëve gjatë një konference për shtyp në selinë e OKB-së në New York. Ne besojmë se nisma e Detit të Zi ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm për t’i bërë tregjet ushqimore më të përshtatshme për objektivat tona të sigurisë ushqimore”, tha ai, duke shtuar se marrëveshja uli çmimet dhe krijoi kushte për qasje në tregjet globale për shumë vende. Besojmë se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme rikthimi i saj. Dhe në të njëjtën kohë, ne kemi marrë parasysh kërkesat ruse dhe besoj se paraqitëm një propozim që mund të jetë bazë për rinovimin”, tha shefi i OKB-së.