Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se paneli i Gjyqtarëve ka aprovuar një vizitë të ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi te familja e tij në Kosovë. Kjo vizitë sipas Speciales është realizuar për shkaqe humanitare. “Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues ka udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin për takim me familjen, thuhet në njoftim. Kjo është hera e dytë që, Hashim Thaçi vjen te familja për shkak të gjendjes shëndetësore të prindërve të tij.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …