leoni

Kraemer: Disa liderë perëndimorë janë ngopur me manipulimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

Bashkëpunëtor në Institutin e Kërkimeve të Politikës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Riçard Kramer ka thënë se disa liderë perëndimorë janë ngopur me manipulimet e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka shtuar më tutje se perëndimi është përkulur mbrapsht në përpjekje për ta joshur Beogradin në tufën transatlantike me karota, ndërsa shikon nga anash statusin e përfaqësuesit të Serbisë përballë agjendës ballkanike të Kremlinit. “Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga furnizimet me gaz natyror nga Rusia dhe ruan lidhje tregtare dhe ushtarake me Moskën, ndërsa ndjenjat pro-ruse janë të larta në vend” ka kujtuar analisti Riçard Kramer. Ai ka shtuar më tutje se “sanksioni i Departamentit të Thesarit ndaj Vulinit – i paprecedentë pasi ai është një zyrtar i qeverisë serbe në detyrë – mund të interpretohet me të drejtë si një paralajmërim”, tha Kraemer. “Mbetet për t’u parë nëse Washingtoni dhe partnerët e tij kanë guximin t’i sanksionojnë të tjerët të ngjashëm me Vulinin”.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …