Analisti serb, Boshka Jakshiq, ka drejtuar kritika të ashpra kundër presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Ai ka thënë se nën drejtimin e Vuçiqit, Serbia nuk është duke bërë asgjë për ta merituar vendin e saj në Bashkimin Evropian. “Kjo lloj Serbie që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq nuk e meriton të jetë pjese e Bashkimit Evropian. Presidenti [Aleksandar] Vuçiq lavdëron Bashkimin Evropian kur vijnë disa investime, por nuk më kujtohet të ketë folur për vlerat e bllokut evropian, demokracinë liberale, sundimin e ligjit apo të drejtat e njeriut” ka theksuar analisti serb, Boshka Jakshiq.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …